Momenti i ëmbël për Harry Styles gjatë koncertit, zbulon gjininë e bebit…

Harry Styles ndau disa lajme të veçanta gjatë koncertit të tij në Nashville të Mërkurën.

Këngëtarit iu kërkua të zbulonte gjininë e bebit të një fanseje, pasi ai vuri re një shenjë në turmë e cila shkruante:

‘Unë jam duke pritur një fëmijë. Ju lutemi bëni punën tuaj … ‘, e cila është një lojë në tekstin e këngës së tij Kiwi.

Harry me kënaqësi lexoi gjininë e bebit dhe ia bëri të ditur që është në pritje të një vajze.

Pasi mori copën e letrës që përmbante rezultatet, Harry lëshoi ​​një të qeshur me zë të lartë dhe tha:

‘Unë kënaqem në këto momente sepse di gjithçka … dhe ju jo.’

Ai telefonoi dhe partnerin e fanses me emrin Mike për t’ja treguar gjininë live.

Pasi zbuloi se fansja po priste një vajzë, këngëtari britanik shtoi:

‘Kjo është ajo që doja – a është dhe për ju njësoj?’

Harry, i cili dukej i veshur me një kostum xixëllues, u ul në gjunjë me krahët në ajër dhe bëri sikur po qante ndërsa arena shpërtheu në brohoritje nga lajmi.

Momenti i bukur u postua në formatet e mediave sociale.Ai do ta përfundojë turneun e tij me një seri datash nga 17-20 nëntor në The Forum në Los Angeles.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *