Momenti i shumëpritur erdhi, ndodh kurorëzimi i Luizit dhe Kiarës!

Data sot shënon 6 maj dhe finalja e emisionit më të përfolur momentalisht shqiptar dhe rrugëtimit të katër finalistëve po i vjen fundi. Një reality-show i mbushur me lot, surpriza, dashuri, arritje dhe emocione.

Ora e finales ka trokitur dhe Big Brother Vip 2 është gati të kurorëzojë fituesin. Luiz Ejlli, Dea Mishel, Efi Dhedhes dhe Krist Dragot janë banorët që prekën finalen e madhe. Po fituesi mes tyre kush do të jetë?

Banorët e këtij viti do të mbeten gjatë në memorien e kujtdo me debatet, konfliktet, lojërat dhe momentet e lumtura të tyre.

Momenti që të gjithë po e prisnim erdhi dhe celebrimi i shumëpritur i çiftit Luiz-Kiara ndodhi. Dasmorët, unazat dhe kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj janë aty dhe po presin çiftin të parakalojë dhe të lidhin betimet.

Gjatë ceremonisë Kiara deklaroi se do të mbajë mbiemrin Ejlli. Dy dëshmitarët e dasmës ishin Patriku djali i Jonit dhe miku i ngushtë i Luizit, Joni. Çifti pranuan të gjithë betimet dhe i vendosën unazat njëri-tjetrit.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *