Lidhjes mes Triksës dhe Donaldit, brenda shtëpisë së Big Brother, duket se i ka ardhur fundi.
Pas spektaklit të mbrëmshëm, ku Beatrix shprehu rezerva në lidhje me qëndrimin e Donaldit, që sipas saj ka qenë duke u ftohur dita ditës, të dy janë sqaruar pas prime-t dhe i kanë dhënë fund mes tyre.
Gjatë sqarimit të gjatë që kanë pasur mes tyre, Donaldi është shprehur se në këtë pikë të lojës është më mirë që secili prej tyre ta vazhojë rrugëtimi i vetëm.
“E kam shumë të vështirë që të flas me ty, as nesër as pasnesër, as deri sa të mbaroj ky format”, i tha Donaldi Triksës, e cila shihej e prekur nga diskutimi.
‘Po e kthej nga të gjitha anët, mendoj se ti duhet të jesh vetëm’, thotë ai në një tjetër moment, duke vijuar me akuzat ‘më mirë të ta them atë që mendoj, në shumë raste ti je fëmijë’.
“Nuk jam unë as robot, as klloun ja q*ifsha ropt, kam dhe unë mendjen time”, vazhdoi Donaldi.
“Nuk po ta kërkoj këtë gjë, asgjë s’po të kërkoj tha më tej”, Triksa.
Fjalën klloun Donaldi e përmendi edhe gjatë show-t, duke thënë se nuk e paguante Triksa që të qëndronte gjatë gjithë kohës me të.
/Priza.al/