Momenti kur Flamur Noka përleshet me Gardën. Ndez zhurmuesin pranë mikrofonit të Vullnet Sinës!

Vetëm 7 minuta ka zgjatur seanca plenare e ditës së sotme, ku opozita ka zbatuar sërish skenarin e bllokimit të punimeve.

Një moment tensioni në Kuvend ishte ai, kur Flamur Noka është përleshur me gardistët, ndërkohë që ka tentuar të bllokojë fjalimin e deputetit të PS, Vullnet Sinaj.

Në pamje shikohet Noka teksa përplaset me dy gardistet dhe i shtynë këta të fundit, ndërkohë është drejtuar drejt socialistit dhe i ka vendosur zhurmuesin pranë mikrofonit.

“Jam në aksion”, dëgjohet të jetë shprehur Noka.  Pas këtij episodi, Lindita Nikolla ka deklaruar mbylljen e seancës.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *