Policia në Durrës ka shoqëruar rreth 20 persona për vrasjen e Edmond Koçit. Personat e shoqëruar po merren në pyetje në lidhje me ngjarjen në fjalë. Ekzekutimi më amë zjarri i Mond Çekiçit ndodhi pranë shtëpisë së prindërve të tij. Ai la pas dy fëmijë të mitur.
Ndërkohë, nga kontrolli në makinë nuk u gjet asgjë e paligjshme, ndërsa viktima nuk ishte i armatosur në momentin kur u qëllua me armë për vdekje. 40-vjeçari udhëtonte me mjet me shofer dhe një automjet tjetër i ka prerë rrugën.
Mësohet se nga mjeti ka dalë shoferi i viktimës për të pyetur se çfarë kishte, ndërkohë që një nga personat ne mjetin tjetër ka qëlluar për vdekje Edmondin.
Ata më pas janë larguar me një mjet tip ‘Benz’ me targa të vjedhura në Tirane, i cili është braktisur dhe djegur nga autoret në Katund Sukth, Durrës.