Dëshira e të rinjve për t’u pasuruar me para të falsifikuara por dhe për të shpërndarë lekët e “ngecura” si gjendje mbas blerjes së mallit nga grupe kriminale është një fenomen jo pak i panjohur në vendin tonë, për të mos thënë që është kthyer në një problem serioz.
Ekspertët e kriminalistikës mendojnë se paratë e rreme janë të vështira për t’u dalluar, por nga një sy i stërvitur ato mund të pikasen.
Jo më larg se dita e djeshme në redaksinë e Priza.al mbërriti një video ekskluzive, ku një i ri në kryeqytet me 2000 dollarë amerikan false i është drejtuar një pike këmbimi për t’i konvertuar ato në lekë, por është pikasur nga punonjësja.
Marrë shkas nga kjo, Priza.al ka kontaktuar profesorin e Kriminalistikës në Fakultetin e Drejtësisë në Tiranë, Ervin Karamuço.
Prf. Karamuço bëri një rezyme të asaj se ç’ka po ndodh në vend kohët fundit me këtë fenomen, veprimet që duhet të merren dhe origjinën e parave false. Sipas tij, Banka e Shqipërisë duhet të informojë qytetarët duke i treguar elementët që i identifikojnë paratë false.
Gjithashtu ai dha edhe disa këshilla për pikat e këmbimit valutor.
“Vullnet dhe integritet për të denoncuar si edhe aparatura dhe njohuri më të përdiësuara për zbulim”, ishin këshillat e Karamuços.
Intervista e plotë:
Së fundmi janë kapur euro dhe dollar, çfarë po ndodh?
Bazuar në Kodin Penal dhe Kodin e Proçedurës Penale, çdo individ ( person fizik ose juridik) ka detyrimin që të kryejë menjëherë kallzim për çdo vepër penale për të cilën vjen në dijeni, duke njoftuar autoritetet.
Në rastin e pikave valutore, ato kanë detyrimin të mbajnë të bllokuar shumat e parave, deri në mbërritjen e autoriteteve dhe kryerjen e ekspertizës.
Banka e Shqipërisë ka detyrimin ligjor të njoftojë qytetarët për çdo emetim të kundraligjshëm, duke treguar elementët e sigurisë që duhet të konsultohen para shkëmbimit.
Ku e kanë origjinën këto labratore në vend apo ?
Varet sa buxhet kanë siguruar për printerat. Nëse i kanë blerë shumë shtrenjtë…bëhen edhe këtu, asnjë labrator i tillë sështë kapur.
Vetëm autorët fundorë ka dhënë policia?
Por ka raste kur grupeve kriminale ju mbeten si mashtrime nga grupe të tjera si gjendje mbas blerjes së mallit dhe mundohen ta heqin me metodat e shkëmbimit me grupe të vogla.
Po ashtu në raste luftrash emetohen më shumë sepse ska kontroll. Në luftën e 1 të Irakut u shpërndanë në evropë 20 miliardë usd të falaifikuara. Pati alarm të madh në atë kohë…që çoi në ndryshimin e foematit të monedhës 100 usd…( me kokë të madhe).
Janë kapur printera në dy raste para shumë vitesh në Fier dhe Tiranë, por këto kohë ska zbulime.
Po për pikat e këmbimit valutor cili është këshillimi juaj për ato?
Vullnet dhe integritet për të denoncuar. Aparatura dhe njohuri më të përditësuara për zbulim./Priza.al
***
Ky artikull është ekskluziv i “Priza.al”, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Priza.al” dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.