Monika Kryemadhi: Njerëzit e Lulzim Bashës po bëjnë biznes në Ukrainë, në Holandë po e hetojnë

Deputetja Monika Kryemadhi në një intervistë në emisionin Opinion në Tv Klan tha se njerëzit e Lulzim Bashës po bëjnë biznese në Ukrainë. Kryemadhi theksoi se qeveria hollandeze po heton për Bashën dhe shpreson që ti ketë mbaruar hetimet në lidhje me të dhe partinë politike të tij.

“Zoti Basha është sjellje e shitur dhe mjafton të shikosh tërnoverin e bizneseve të ish kryetarit të opozitës z.Basha të kuptosh se kush e ka blerë. Nqs nuk e dini duke filluar nga projekti i Portit të Durrësit për të vazhduar në gjëra të tjera. Bashkëpunëtorët e z.Bashha janë jo vetë ata që marrin pjesë në marketingun e shtitjeve të apartamenteve me pamje nga mali apo me pamje nga deti, apo për të vazhduar me shumë projekte që nëpërmjet zyrës së kryeminsitrit kanë bërë biznese pranë zotit Basha në Ukrainë apo me shumë projekte të tjera. Asnjëherë nuk gaboj dhe them gjëra të pavërteta. Siç i erdhi radha zotit Veliaj do ti vijë edhe zotit Basha. Shpresoj që qeveria hollandeze të ketë mbaruar hetimet se me çfarë jeton bashkëshorti i zonjës Basha në Shqipëri dhe me çfarë funksionon partia politike e tij. “, tha Kryemadhi

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *