Monika Lubonjës nuk i del ‘inati’ me Semin: Nuk meriton të jetë këtu

Dy banoret e BBV Semi Jaupaj dhe Monika Lubonja u përfshinë në disa debate të njëpasnjëshme ditët e fundit brenda shtëpisë.

E gjithë kjo situatë ndodhi si shkak i lojës që Monika kishte organizuar Fifi pasi kjo e fundit vinte rrotull në shtëpi me një shkop në dorë.

Nga e gjithë kjo situatë më e prekura ishte Semi pasi kaluar dy herë sulm paniku.

Megjithatë edhe pse Fifi dhe Semi u sqaruan me njëra-tjetrën, duket se Monika ende po e vuan ‘sulmin’ që banorët i bën lidhur me lojën që zgjati tre ditë.

Gjatë kohës që po qëndronte me Fifin në dhomën e lavanderisë, Monika tha se Semi nuk është një artiste dhe nuk e meriton të jetë pjesë e “Big Brother VIP”.

“Ardhja e atyre të dyve (Semi dhe Donaldi) në këtë reality shoë, sidomos Semi, se Semi nuk është ndonjë figurë që duhet të ishte… Më fal, sa këngë ka kënduar Semi? Sa këngë ka në repertorin e saj si këngëtare? Sa këngë ka Semi si këngëtare? Po të ketë Semi pesë këngë sa kam unë pesë gishtërinjtë e dorës, këpus kokën unë!”,- u shpreh Monika.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *