Nga timoni e tepsia, kryetarët e PS-LSI dhe PD-së kanë kaluar në një etapë tjetër, tek filxhani dhe videot tallëse. Para dy viteve, kryeministri Edi Rama, në turin që zhvillonte “Bashkia që Duam” e cilësoi kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhi si të “varfër” dhe “fallxhore”. Sa i takon këtyre sulmeve, Kryemadhi u shpreh se ai nuk ka respekt për gratë. Dufin që kishte ndaj Ramës e nxorri duke kaluar edhe në ofeza.
Në atë periudhë, kryetarja e LSI-së e quajti qeverinë e Ramës “eskortë”. Po si të mos mjaftonin të sharat nga të dy palët, zgjedhjet e 25 prillit kanë ndezur edhe më tej gjakrat.
Tashmë kretaren e LSI-së e shohim edhe si një aktore, e ku në krah ka blogerin Olti Curri, të cilët realizojnë mjeshtërisht një skenë ironizuese. Prej kohësh, Olti Curri ka shpërndarë në rrjetet e tij sociale disa video të personazhit Osmon.
Duke marrë shkas nga këto video qesharake, ai së bashku me Kryemadhin janë bërë bashkë, ndërsa përcjellin sloganin e Kreut të Shtetit, Ilir Meta: “Me qetësi dhe dashuri”.
View this post on Instagram
“Me qetësi me dashuri”, ishte shprehja e Ilir Metës kur ishte kryetar i Kuvendit, dhe në koalicion qeverisës me Partinë Socialiste të Edi Ramës. E ndërsa sot ndodhemi në kushtet e një përplasje Presidencë-Qeveri.
Blogeri Olti Curri është një ndër miqtë e Monikës, dhe duket kimia që kanë të dy në videon në fjalë. Ajo çfarë na shtyn edhe më tepër kureshtjen lidhet me faktin se çfarë mesazhi po përpiqet që të japë kryetarja e LSI-së?!