Në shtëpinë e ‘Big Brother’ herë pas here banorët realizojnë lojëra mes tyre. Së fundmi ka qenë Iliri ai që ka përdorur mendjen e tij ‘djallëzore’ dhe ka vendosur ti bëje një rreng Monikës teksa ajo flinte.
Balerini ka marrë disa banane dhe ia ka vendosur aktores te koka e krevatit.
Në momentin që është zgjuar, Monika ka vendosur që të ushqehet me një nga bananet. Më pas është çuar që të kërkojë dhe të zbulojë se kush është autori i këtij rrengu.
Aktorja e njohur e gjeti se kush ia kishte bërë këtë lojë. Ajo e ka zbuluar Ilirin nga mimika e tij e fytyrës.
/Priza.al/