Policia e Shkodrës ka arrestuar një 52-vjeçar të cilit i janë gjetur në makinën me të cilën lëvizte disa radio, të njëjta me ato që përdoren nga efektivët, për të monitoruar lëvizjet e tyre.
Gjatë kontrollit në servisin në pronësi të 52-vjeçarit, u gjetën një armë zjarri pistoletë, municion luftarak, një radio tjetër si e Policisë, shkop metalik dhe tabelë si ato të Policisë dhe një armë e ftohtë.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me Prokurorinë, vijojnë veprimet e thelluara hetimore, për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.