Tenderi/ Ramës i ankohen edhe ish-deputetët e vet, ja email-i që Sadri Abazi i ka nisur kryeministrit

Në një email të publikuar nga hakerat ish-deputeti socialist në kryeqytet, Sadri Abazi përmes një mesazhi që i ka dërguar me email Kryeministrit Rama, akuzon Autoritetin Rrugor Shqiptar se përdor skema korruptive dhe abuzuese për të shpallur fituesit.

Ish-deputeti u referohet procedurave të ndjekura nga ARSH për të dhënë tenderin e mirëmbajtjes së rrugëve në 4 rajonet e vendit. Në email-in që socialisti i ka çuar Kryeministrit shprehet se fituesit janë zgjedhur në mënyrë korruptive.

“Autoriteti Rrugor Shqiptar ka zhvilluar procedurat e tenderit me objekt: Mirëmbajtje me performancë të rrugëve, Rajoni Verior” (e ndarë në 14 Late) me fond limit 2.172.497.806 lekë pa TVSH, të reja) -data e hapjes së ofertave për fazën e parë. Mirëmbajtje me performancë të rrugëve Rajoni Qendror (e ndarë në 10 Late) me fond limit 2.160.710.894 lekë pa TVSH (të reja) – data e hapjes së ofertave për fazën e mirëmbajtjes me performancë të rrugëve Rajoni Jugor” (e ndarë në 13 Late) me fond limit 2.008.497.824 Lekë pa TVSH (të reja) – data e hapjes së ofertave për fazën I, Lloji – marrëveshje kuadër, afati 48 muaj (4 vjet), për herë të parë këto procedura tenderi u zhvilluan në dy faza.

Në fazën e parë paraqitej i gjithë dokumentacioni ligjor, ekonomik, financiar dhe teknik, përveç ofertës financiare.

Në fazën e dytë, vlerësimi do të bëhej nëpërmjet një mekanizmi jo transparent dhe abuziv.

Është e çuditshme se si të gjithë operatorët e tjerë ekonomikë me zor janë kualifikuar dhe kanë fituar një kontratë, ndërsa “Aiko lmpex General Construction dshh & shoqërive të tjera, megjithëse ka pasur ofertën më të shtrenjtë financiare, u është dhënë. Dhe abuzimi i ARRSH qëndron në faktin se në kriterin (i) çmimi më i ulët vendos pikët me diferenca të vogla midis shoqërive pjesëmarrëse, kurse në dy kriteret e tjera vendos pikët maksimale për Aiko Impex General Construction dhe pikët minimale për ofertuesit e tjerë, duke i sjellë dëm ekonomik shtetit prej qindra milionë lekësh”, shkruan Abazi në email-in drejtuar Kryeministrit Rama.

PËRJASHTIMET

Dhënia e tenderëve në mënyrë korruptive te të preferuarit e drejtuesve të ARRSHsë, sipas ish-deputetit socialist, është gjysma e së “keqes”. Duke u përjashtuar nga tenderi në fjalë, Autoriteti Rrugor i ka përjashtuar ata përfundimisht. Duket se llogaritë e ARRSH janë bërë në mënyrë të atillë që mirëmbajtja e rrugëve të jetë gjithmonë në të njëjtën dorë.

Kjo ndodh përmes skemës që tenderi jepet për 4 vite, ndërsa kriter determinant është eksperienca në 3 vitet e fundit në këtë kategori punimesh. Në një kohë që tenderi jepet vetëm te një dorë, atëherë edhe eksperiencën në tre vitet e fundit do ta kenë të njëjtët operatorë. Në këtë mënyrë i bie që ose do të ketë shkëmbim aksesh mes firmave, ose do mbajnë të njëjtët të njëjtat akse.

“Akoma më abuziv është fakti që këto procedura prokurimi janë parashikuar për të lidhur kontrata 4-vjeçare dhe shoqëritë që skualifikohen në këtë moment objekt mirëmbajtje rrugore, pasi kriteri i vendosur në ligjin nr.9643 ‘Për Prokurimin Publik’ është eksperienca e ngjashme vetëm vitet e fundit.

Pra, të gjithë operatorët e tjerë ekonomikë nuk mund të marrin më pjesë në procedurat me këtë objekt shërbimi. ARRSH me këtë veprim po monopolizon këto tendera”, përfundon ankesën e tij ish-deputeti socialist, i cili njihet si financues i Partisë Socialiste. Kujtojmë që jo pak herë janë denoncuar parregullsitë e firmës Salillari në punimet e mirëmbajtjes në rajonin e jugut. Skandalet e ARRSH-së me tenderët e rrugëve, si shpallen fituese firmat me fond limit.Tenderët e rrugëve në vend janë bërë mjaft shqetësuese për buxhetin e shtetit, pasi fituesit tyre janë me fond limit, aq sa është oferta. Shumë tenderë janë klasifikuar me flamuj të kuqë, për shkak të mungesë së konkurrencës dhe pjesëmarrjes së kompanive të destuara për t’i fituar. Autoriteti Autoritetit Rrugor Shqiptar ka një sagë të gjatë me tenderë abuzivë për ndërtimin e rrugëve në Shqipëri.

Një nga skandalet është ai me tenderin 1,18 miliardë lekë ose 9,7 milionë euro për rikonstruksionin e aksit 19 km të gjatë Maliq-Lozhan i Ristrelcë, ku fituese është shpallur kompania “Gjikuria” me një ofertë sa 98,4% e fondit limit. Kompania “Gjikuria” kishte ofruar 1.16 miliardë lekë, dhe kjo ofertë është renditur e pesta për nga çmimi. ARSH-ja e drejtuar nga Evis Berberi skualifikoi me radhë të gjitha oferta të tjera më të mira, pa dhënë arsye ose motive të qenësishme.

Në fund të muajit maj, për mirëmbajtjen e rrugëve të Korçës është shpallur fituese kompania e vetme e paraqitur “2T” sh.p.k, në pronësi të Dritan Troskit dhe Artan Dakos dhe me një vlerë prej hiç më pak se 99.9% e fondit limit. Haptas, ky tender u fut në kategorinë e tenderëve me flamuj të kuqë. E dyshimtë ishte se si për një kontratë të tillë prej miliona eurosh, nuk pati konkurrentë të tjerë në garë. E njëjta gjë ndodhi edhe me lotin 8 të Kardhiq-Delvinë, ku është shpallur fituese kompania “GENER 2”, me 99.7% të fondit limit, në vlerën e 12 milionë eurove. Për rrugën Kardhiq-Delvinë, u rrit kostoja e saj me të paktën me 20 milionë euro. Buxheti i jep kompanisë private 20 për qind para shtesë mbi fondin me të cilin ajo ka fituar tenderin. Vetëm si pasojë e shtesave të kontratave kostoja e rrugës është rritur të paktën me 20 milionë euro, pa përfshirë këtu mangësitë në projekt. Nga investigimi i publikuar në gazetën “Panorama”, rruga KardhiqDelvinë kushtoi 108 milionë euro për 33 kilometër nga 50 milionë euro që ishte planifikuar në nisje të punimeve.

Lidhur me këtë ka reaguar edhe Partia Demokratike, ku thekson se qeveria Rama është e zhytur në korrupsion në çdo sektor të saj.

Statusi i plotë:

EMAIL I DEPUTETIT TË RAMËS FAKTON VJEDHJEN; VJEDHJA ËSHTË SISTEMI RAMA

Kjo qeveri është e zhytur në korrupsion në çdo sektor të saj.

Korrupsioni ka arritur shifrat alarmante ku pas demoncimeve të opozitës apo dhe organizmave ndërkombëtar tashmë ndodh edhe ajo që nuk imagjinohej. Ish deputetët e Edi Ramës ngrenë alarmin për korrupsionin në projektet rrugore të Shqipërisë. Mund të duket çudi por edhe Sadri Abazi ka ngritur alarmin për klientelizëm në këtë sektor ndërsa akuzon Autoritetin Rrugor Shqiptar se përdor skema korruptive dhe abuzuese në shpalljen e fituesve të tenderave për mirëmbajtjen e disa akseve të ndryshme rrugore.

Pikërisht për këtë çështe ai i ka shkruar një email të gjatë Kryeministrit, i cili është zbardhur në mediat, dhe ku flet për abuzime në tendera, në nprocedura dhe në përzgjedhjen e kompanive fituese./panorama

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *