Ekipi i Monzës nuk ka ndërmend të ndalet gjatë kësaj merkatoje verore. E ngjitur për herë të parë në histori në Serie A, klubi kërkon tanimë që jo vetëm të sigurojë mbijetesën këtë sezon, por të prentedojë edhe më shumë.
Ekipi duket se do të jetë totalisht i riformatuar nga ai që bëri të mundur ngjitjen në elitën e futbollit italian.
Së fundmi Galliani është futur në negociata për mesfushorin portuges të Betis, Ëillian Carvalho.
Mesfushori i cili është pjesë edhe i kombëtares së Portugalisë mbylli një sezon pozitiv te Betis dhe Monza nuk është i vetmi ekip që i është vënë pas.