“Mora thikën dhe e godita”- Detaje të reja, si u vra studentja shqiptare?

Zbardhen detaje të reja në lidhje me vrasjen e studentes shqiptare Ilaria Sula në Itali nga i dashuri filipinas. Sipas mediave italiane tre goditje në fyt me një thikë me majë kanë qenë fatale për shkak të hemormagjisë së fortë.

Sipas mjekut ligjor është vrarë mes orës 20.00 të mbrëmjes së 25 marsit e orës 6.00 të mëngjesit të 26 marsit. Në trupin e krahët e saj ka dhe shumë plagë të tjera thike.

Trupi i Ilarias ka qëndruar rreth 22 orë të tjera në dhomën e Marc Antony Samson ose në automjetin e babait të tij, para se të braktisej në zonën pyjore në komunë Capranica të Romës.

Në ora 6. 00 të mëngjesit të datës 26 mars, telekamera rrugore ka identifikuar targën e automjetit të babait të Marc Antony Samson rreth 500 metra larg vendit ku gjet valixhja me trupin e Ilaria Sulës.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *