Durrës/ Vihen në pranga Ergys Vogli dhe Klejton Xhaferri pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë marrë me qira një banesë dhe e kanë shndërruar si bazë për përpunimin dhe shpërndarjen e lëndëve narkotike kokainë dhe heroinë.
Gjatë kontrollit në këtë banesë, policia e Durrësit ka sekuestruar 408 gramë lëndë narkotike heroinë, 11.5 gr lëndë narkotike kokainë, 1 armë zjarri pistoletë, municion luftarak dhe një sasi vlere monetare.
Ergys Vogli dhe Klejton Xhaferri akuzohen për veprat penale “Moskallëzim krimi” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, të dy banues në Durrës.
/Priza.al/