Morena Taraku është një nga këngëtaret më të pëlqyera nga publiku. Edhe pse mundohet të mos jetë kryefjala e mediave rozë, këngëtarja gjithmon tërheq vëmendje në daljet e saj me fizikun tepër në formë. E komentuar shpeshherë në për jetën e saj private, Morena asnjëherë nuk reagon lidhur me zërat që qarkullojnë.
Së fundmi, këngëtarja simpatike ka tërhequr vëmendjen me një deklaratë shumë të ëmbël. Përmes një videoje që ka shpërndarë në rrjetin e saj Instagram, ajo ka shprehur dëshirën për të pasur një fëmijë. “Mezi pres të kem një të vogël si unë”, është shprehur Morena.
Prej kohësh, jeta e këngëtares është e ndarë midis Kosovës dhe Turqisë. Taraku është shumë aktive në rrjetet sociale ku nuk heziton të reklamojë jetesën e saj luksoze. Mirëpo sa i përket jetës sentimentale, është përpjekur ta ruajë në mënyrë hermetike.
Këngëtarja ka realizuar një bisedë virtuale ku ndjekësit i kanë drejtuar pyetje rreth jetës së saj private. Një ndër pyetjet më të shpeshta që i kanë bërë modeles ishte nëse është ‘beqare’.
Duket se ajo ka vendosur t’a sqarojë njëherë e mirë statusin e saj teksa ka pranuar se nuk ka një partner në krah. “A je beqare?”– e pyeti një ndjekës. “Pooo”– u përgjigj ajo.