Pika e lidhjes mes Martin Çeços dhe Martina Pajollarit, si edhe rrethanat e vdekjes së tij mbeten ende mister. Teksa në pranga kanë rënë 4 persona, mes tyre 18-vjeçarja me të cilin i riu kishte njohje në rrjetet sociale, persona të tjerë implikohen në ngjarje. Bëhet fjalë për motrën e Martina Pajollarit, Borën dhe ish-bashkëshortin e saj, Xhoni Potkën (çifti u ndanë pasi Bora e braktisi Xhonin dhe dy fëmijët e tyre të mitur për të nisur një lidhje dashurie me shokun e tij të ngushtë Mikel Cycllarin pas kohë pas vrasjes së Martin Çeços).
Sipas babait të viktimës, Nevzat Çeços, djali i tij është takuar në një lokal me Xhoni Potkën dhe Borën për të diskutuar mbi mblesërinë. Ai deklaroi se Xhoni Potka i ka marrë djalit të tij, Martin Çeços një shumë prej 2.5 milionë lekësh që t’i bënte Martina Pajollarin për nuse.
Gjatë një bisede telefonike Bora Potka (Pajollari) është shprehur se e ka takuar viktimën në Goskovë “për një nuse”, por pa dhënë detaje shtesë. Ndërsa pranoi se përdorte Facebook e ish-partnerit të saj, Xhoni Potkës, dhe se ishte pikërisht ajo që kishte fshirë nga rrjeti social Martin Çeçon, pasi sipas saj i dërgonte ftesë të gjitha vajzave.
Intervista e plotë:
Mikel Cycllari: Ajo (Bora) ia ka hapur një Facebook
Libora Potka (Pajollari): Ia kam hapur se ajo (Tina) nuk dinte ta hapte, jo se kam hyrë, thjesht ia ka hapur
Mikel Cycllari: Vite më parë
Kush hyn tjetër në profilin e saj?
Libora Potka (Pajollari): Këtë nuk e di unë
Martin Çeçon e njihje ti Bora?
Libora Potka (Pajollari): Nuk e njihja, por njëherë më ka ardhur mua në Goskovë
Për çfarë?
Libora Potka (Pajollari): Nuk e di, për një nuse, me një nga Voskopi
Me Arterin?
Libora Potka (Pajollari): Me Arterin po, edhe kaq
Dy ditë pasi ai shton Tinën në Facebook, rezulton se Xhoni Potka e heq Martin Çeçon nga friend në Facebook
Libora Potka (Pajollari): E kam hequr unë atë nga Facebook, jo Xhoni
Po përse?
Libora Potka (Pajollari): Sepse ai filloi, po bënte… bëri Tinën, bëri të motrën e atij (Xhonit). Po i bënte me radhë e shikonte dhe po i bënte. I thashë unë hiqe se ky po bën njerëz. Shikonte çupa dhe po i bënte friends.
Motrën e kujt?
Libora Potka (Pajollari): Motrën e Xhonit. Dhe unë e hoqa dhe i thashë çfarë e donte atë, po ai me tha erdhi me Arterin për nuse
Tina thotë se unë kam hapur shumë profile Facebook se pasëordin e gjenin Xhoni Potka dhe Bora, e më hynin aty
Libora Potka (Pajollari): Nuk ka lidhje fare. Çfarë lidhje kisha unë të zbuloja FB-në e asaj. Asnjëherë nuk bëhet fjalë. Një gjë që nuk është e vërtetë, ku të dojë le të shkojë.
Madje Bora ka thënë se Xhoni Potka më futej tek profilet e mia në FB, mi hapte, mi kontrollonte
Libora Potka (Pajollari): Jo, fare. Ai nuk shikonte Facebook-n e tij, nuk dinte të hynte jo më të futej në Facebook-un e Tinës
Po kush ka hyrë në FB-në e saj?
Libora Potka (Pajollari): Atë nuk e di unë./uniko