Emisioni “Stop” ka udhëtuar drejt qytetit të Gjirokastrës lidhur me një ngjarje të ndodhur në vitin 2019. Bëhet fjalë për një aksident të ndodhur në këtë aksident, ku është plagosur një e moshuar.Në këtë ngjarje përfshihen disa personazhe, duke filluar nga Thanas Papadhimitri, i cili akuzohet se është shkaktari i aksidentit dhe avokati Shpëtim Meçi dhe prokurori Julian Çafka.
Autori i këtij aksidenti akuzohej për dy vepra penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Veprime për fshehjen e zbulimit të së vërtetës”, dhe rrezikonte deri në 7 vite burg.Sipas fakteve të siguruara nga “Stop”, autori i aksidentit, Thanas Papadhimitri zgjodhi si avokat mbrojtës Shpëtim Meçin dhe ky i fundit i premtoi, se me një ryshfet prej 3000 Eurosh do ta mbyllte këtë çështje.Sipas Meçit, 1500 Euro ishin për prokurorin Julian Cafka dhe 1500 të tjera për gjyqtarin. Po pazari me gjyqtarin nuk funksionoi, pasi autori mbeti në burg për shkak të provave. Rezultojnë 5 audio regjistrime telefonatash mes të fejuarës së Papadhimitrit, Ana Kotro, dhe avokatit Shpëtim Meçi, ku ky i fundit pranon të ketë marrë 3 mijë Eurot, për të mbyllur çështjen në favor të autorit të aksidentit.
Por historia nuk mbaron këtu, pasi ky rast po hetohet në Prokurorinë e Gjirokastrës institucion, që drejtohet nga Julian Çafka. Por ky është një tjetër absurditet, pasi ai që duhet të hetojë, rezulton i përfshirë në këtë ngjarje.Por “Stop” nuk u ndal këtu pasi kërkoi një reagim si nga avokati që mbron avokatin Shpëtim Meçi, por dhe këtë të fundit. Të dy avokatët nuk u prononcuan lidhur me këtë hetim që po bëhet në Prokurorinë e Gjirokastër. Por edhe prokurori Julian Çafka nuk preferoi të fliste./tvklan.al