Borxhet prej qindra e mijëra eurove shumë shpesh kanë shkaktuar telashe, e kanë esklauar edhe në sulme e kërcënime. Por ndryshe prej këtyre rasteve i ka ndodhur një 22-vjeçari në Prishtinë. Huazimi i mijëra eurove nga një person dhe moskthimi i të hollave i ka kushtuar me rrëmbim. Sinjali shkruan se i riu është rrëmbyer mbrëmë pas mesnatës, pas takimit që la me personin që kishte bërë marrëveshje për paratë. Ky i fundit nuk i doli në takim siç u morën vesh, por e dërgoi ‘ekipin’ e tij për ta rrëmbyer.
Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se viktima fillimisht kishte komunikuar me të dyshuarin, me të cilin janë pajtuar që të takohen diku në orët e mëngjesit. I riu doli për ta pritur të dyshuarin, por atë e morën me forcë tre persona dhe e futën në një veturë. Viktima dyshohet se është sulmuar fizikisht nga rrëmbyesit, të cilët po ashtu e kanë mbajtur për orë të tëra dhe gjatë kësaj periudhe i kanë bërë presion në lidhje me borxhin prej 3500 eurove që kishte ndaj të dyshuarit.
Përballë kësaj situate, ai ka vendosur që ta raportojë rastin në Polici, ndërkohë që ka marrë edhe trajtim mjekësor, për shkak të lëndimeve që ka pësuar gjatë kohës sa është mbajtur peng. Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, i cili është vënë në dijeni për detajet e ngjarjes kanë nisur hetimet për kapjen e të dyshuarit kryesor, ndërsa rrëmbyesit ende nuk janë identifikuar. Hetimet për këtë rast kanë nisur në drejtim të tri veprave penale “Rrëmbim”, “Detyrim” dhe “Lëndim trupor”.