Mori kritika të shumta për fotot me bikini, Chiara Ferragni u përgjigjet ndjekësve me nota humori

Chiara Ferragni është një ndër blogeret më të komentuara italiane dhe numëron 24.8 milionë ndjekës. Ditën e djeshme ajo postoi  një foto me veshje intime mjaft seksi ku shkruante:

“Foto e imja si nënë dhe duke veshur të brendshme në të njëjtën kohë”.

Me këtë ‘ngacmim’ nga ana e Chiarës, interneti mori ‘flakë’ në komente dhe kritika. Shumë nga komentet janë negative dhe i vënë në dukje blogeres që një nënë s’mund të dalë e zhveshur ose pothuajse e zhveshur në Instagram, ama ajo duket se nuk e vë ujin në zjarr se çfarë i thonë të tjerët.

Madje me një foto të vajzes së saj, e cila buzëqesh, bloggerja jep përgjigje në mënyrë indirekte: “Si qesh Vittoria kur sheh komentet ofenduese ndaj mamasë”.

Image

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *