Mori leje nga burgu në vitin 2019 dhe s’u kthye më, pranga shqiptarit në Greqi

 Një shqiptar i dënuar me 100 vite burg është vënë në pranga në Greqi. Shqiptari pavarësisht dënimit që kishte mbi shpinë, lëvizte i lirë.

Ai u arrestua një natë më parë rreth orës 20:15 në qytetin Koropi. Në momentin që policia e pikasi, ai tentoi të largohej dhe madje sulmoi efektivët e policisë, por kjo gjë nuk e shpëtoi nga prangat.

Pasi u kontrollua, u zbulua se shqiptari ishte i armatosur me një pistoletë dhe dy thika. Ai ishte arratisur nga burgu duke shkelur një leje që i ishte dhënë në 2019. Pasi kishte marrë lejen, ai nuk ishte kthyer më në qeli.

Shqiptari ishte dënuar për një seri krimesh si vrasje në seri, grabitje, vjedhje, për armëmbajtje pa leje, sulme e shumë të tjera.

/Burimi: Lawandorder.gr/Përshtati: Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *