Kreu i qeverisë ka komentuar lidhur me drejtimin e PS, ku theksoi se ish-lideri Fatos Nano e kishte kuptuar me vonesë se ai po synonte t’i rrëmbenete karrigen. Në një intervistë për mediat Rama shtoi po ashtu se Nano nuk do të ishte në gjendje të zgjidhte liderin pasi kishte shumë kandidatë.
“Futja ime në PS lidhet me 2 njerëz, me Fatos Nanon dhe me mua. Me Fatos Nanon që kishte dëshirën dhe instiktin, që të kombinonte prurjen e partisë që ai deri në atë moment nuk kishte pasur asnjë kontribut për shkak se hyri në burg. Nuk kishte as kohë dhe as mundësi që të merrej me çfarë do sillej nga jashtë. Unë e kam thelluar shumë zanafillën e nisjes time. Edhe unë kam marrë shumë persona në PS. Unë nuk mendoj që Tosi do zgjidhte pasardhësin, pasi kishte marrë shumë njerëz, kishte marrë Ben Blushin. Rrezikun tek unë e lexoi mendoi unë. Kur u bëra kryetar bashkie, popullariteti im u bë shumë i madh sepse identifikohesha si njeri që po bëja shumë për Tiranën. Ishte shumë e qartë për mua ose do lija bashkinë, ose të merrja partinë. Kisha pranë njerëz vetëm 2 persona.”, tha Rama.