Kreu i PD, Sali Berisha ka marrë pjesë këtë të premte në ekspozitën e të përndjekurve, ku dhe ka kujtuar 45-vjetorin e pushkatimit të poetëve Genc Leka dhe Vilson Bllomshi.
Berisha tha se poetët kanë lënë një trashëgimi të shkëlqyer, pasi sipas tij e paraqesin qartë periudhën e diktaturës.
Sakaq bërri një thirrje që shqiptarët të lexojnë veprat e tyre, si dhe t’i japin nderim këtyre dy poetëve.
“Për sakrificën dhe krijimet, ata kanë lënë ndër veprat më të shkëlqyera. Askush deri më sot nuk ka paraqitur Shqipërinë e diktaturës. Ato janë një tufë krijimesh dhe janë në kuptimin më të vërtetë të fjalës. Poezitë e tyre mund t’i krahasosh me krijimet më të bukura, pasi kanë pasur kurajon për t’i bërë ballë komunizmit. Dua të shpreh nderimin më të madh për jetën dhe veprën e tyre, ftoj shqiptarët të lexojnë poezitë e tyre sepse janë vepra të cilën stigmatizohet me vërtetësi diktatura komuniste. Le të shprehim nderimin të madh për këta dy zheni”, tha ai.