Kreu i Rithemelimit, Sali Berisha ka qenë i pranishëm këtë të martë në promovimin e librit “Kurrë mos harro”, gjenocidi serb mbi shqiptarët nga viti 1844 – 1999.
Berisha tha sot se Ballkani i Hapur është asgjësim i shtetit të Kosovës, si dhe shqiptarët nuk duhet të harrojnë se ndodhen para një rreziku të madh dhe ekzistencial.
“Në qoftë se ka një gjë që duhet të ndajë njeriun e qytetëruar nga njeriu primitive është qëndrimi ndaj genocidit. Cfarë ndryshimi ka udhëheqësi ynë në Tiranë me udhëheqësin e Beogradit? A nuk tha Ana Brnabic të njëjtat fjalë që tha Rama për masakrat në Kosovë? Në qoftë se në 1945 projekti ishte që Kosova është më e sigurt me Jugosllavinë, por edhe ne do shkojmë drejt saj me Titon sekretar të parë, çfarë po ndodh tani? Ballkani i Hapur është asgjësimi i shtetit të Kosovës. Ora dhe koha fton shqiptaët të mos harrojnë se ndodhen para një rreziku shumë të madh, para një rreziku ekzistencial. Thirrja ime për shqiptarët kudo që janë është të ngrihemi në lartësinë, tu përgjigjiemi thirrjeve të miliona shqiptarëve që ranë dhe u spastruan që ne të mbijetojmë. Ne nuk duhet të kemi komplekse ndaj askujt. Kosova nuk i ka shpallur luftë askujt. Ne duhet të zgjidhim problemet tona se me klika në pushtet si Rama dhe vasalë të Beogradit, shqiptarët do t’i kenë kohërat shumë të vështira. Jam optimist se edhe ky agression i pashpallur serb ndaj shqiptarëve do të dështojë”, tha ai.