Deputetja e PD, Grida Duma ka komentuar protestën e opozitës.
Duma tha se nuk ka qenë në asnjë mbledhje të Enkelejd Alibeajt apo Sali Berishës, duke theksuar se ndarjes në PD duhet të mbarojë dhe demokratët duhet të bashkohen.
“Unë nuk kam shkuar në asnjë mbledhje të grupit parlamentar. Vijoj të kryej të gjitha detyrat e mia në komisione. Nuk kam shkuar as tek Alibeaj, as te Berisha. Kjo gjuha me hierarkinë e lartë të PD, ku nuk gjendet bashkëpunimi, është një gjuhë që duhet të mbarojë, duhet të gjejmë pikëtakimet dhe jo pikëndarjet. Ashtu siç e gjej veten te demokratët, besoj se neve do na bashkojë nevoja për të qenë me votuesit tanë. Kjo nevojë do të prevalojë”, tha deputetja Duma.