Zv.kryeministrja Belinda Balluku ka marrë pjesë në Samitin e Ballkanit Perëndimor, në kuadër të Procesit të Berlinit.
Balluku në ‘Facebook’ shkruan se fokus i këtij Samiti ka qenë siguria energjetike dhe bashkëpunimi mes vendeve në kohë krizash.
Sakaq shton se Shqipëria ka hedhur një sërë projektesh për të rritur kapacitetin prodhues të energjisë në vend.