“Mos bëj dërr-dërr”/ Basha përplaset me Ballën në Kuvend braktis sallën, i ndjek edhe Sali Berisha

Seanca e sotme në Kuvend ka nisur me bojkot nga PD dhe aletatë e saj. Madje këtij bojkoti i është bashkuar dhe Sali Berisha i cili qëndron si deputet i pavarur në parlament, pas përjashtimit nga partia. Opozita pasi ka propozura emrat për komisionet parlamenatre nuk ka pranuar t’i votojë ato duke u larguar. Në Kuvend ka qëndruar LSI dhe PS.

Taulant Balla ka kërkuar që ditën e sotme të votohen vetëm kryesuesit e Komisioneve të Përhershme Parlamentare dhe jo anëtarët.

Por kjo kërkesë e Ballës ka sjellë reagimin e kreut të PD, Lulzim Bashës.

“Mos bëj dërr-dërr, por mbylle si procedurë aty.”

Basha ka kritikuar edhe kryetaren e Kuvendit Lindita Nikolla duke i thënë se ka shkelur rregulloren që ditën e parë duke “marrë urdhra” nga Balla.

“E ke nisur seancën plenare duke shkelur rregulloren. Ke miratuar rendin e ditës dhe merr urdhra si ushtare nga dikush që s’duhet të ishte në këtë sallë. Je një manekin që merr urdhra nga dikush që nuk duhet të ishte këtu. Me çfarë pushteti e miraton rendin e ditës? Kështu është kur vendos drejtuese një si ty. Turp të vijë!”, është shprehur Basha i revoltuar.

Taulant Balla kërkoi që ditën e sotme të mos votohen anëtarët e Komisioneve të Përhershme Parlamentare, pasi sipas rregullores së Kuvendit, shumica ka të drejtë të ruajë shumicën në grupet parlamentare.

Për këtë arsye Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, dhe deputetët e tjerë të PD, kanë bojkotuar seancën plenare të Kuvendit, përfshirë dhe ish-kryeministrin Sali Berisha, kanë lënë sallën e Kuvendit.

/Priza.al/

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *