“Mos bëni show me demokratët”/ Bardhi reagon ndaj Palokës: S’mund të tallet kush me PD! Mos veproni në ilegalitet

Në një prononcim për mediat nga selia e PD, sekretari i përgjithshëm Gazment Bardhi apeloi edhe një herë kërkesën që mbledhja e Kuvendit Kombëtar të bëhet duke respektuar procedurën dhe statutin e partisë.

Ekspozimin e 4200 fletëve të firmosura për mbledhjen e Kuvendit nga Edi Paloka, ka nxjerrë në një deklaratë për mediat sekretarin e Përgjithshëm të PD, Gazment Bardhi i cili e cilëson këtë një show dhe veprim në ilegalitet, pasi edhe nëse janë mbledhur ato firma duhet të depozitohen në institucionet e PD dhe të protokollohen.

Duke iu referuar deklaratave të z.Paloka i cili mesditën e sotme celi zyrën e tij për mediat për verifikimin e formularëve, Bardhi tha se zëri i demokratëve duhet dëgjuar dhe jo të mbyllet në kuti apo kasafortë.

Bardhi teksa vuri në dyshim se firmat në letra janë reale të delegatëve të Kuvendit, tha se kjo tallje me demokratët nuk duhet të vijojë më.

“Jam sot edhe një herë për të shprehur shqetësimin e thellë me vijimin e talljes me demokratë. Ju sot jeni bërë pa dëshirën tuaj dëshmitarë se si po vijohet me një proces të talljes dhe fyerjes së çdo anëtari të PD. Është tallur edhe me atë pakicë së kanë besuar te lëvizja e zotit Berisha. Edhe sikur të jetë siluruara 1 /10 e firmave vullneti i tyre nuk mbyllet dot në kasafortë dhe nuk bëhet show me vullnetin e demokratëve. Edhe nëse 1/10 e delegatëve të kuvendit kanë firmosur zëri i tyre duhet të dëgjohet nga institucionet e partisë. Dua të ripërsëris thirrjen time që të nxirren firmat nga kasaforta, mos bëni show, dorëzoni kërkesën në protokollin e PD, respektoni institucionet. PD nuk vepron në ilegalitetit, nuk fshihet dhe nuk është celulë.

Sot nuk janë fyer vetëm anëtarët, por edhe ajo pakicë që ka besuar në lëvizjen e zotit Berisha. Edhe sikur të jenë arritur 1/8 apo 1/10 siç janë të dhënat tona, ato juk und të mbyllen në kasafortë. Edhe zëri i kësaj pakicë duhet të dëgjohet nga insitucionet e Partisë. Nxirrni firmat e nga pasaporta, mos bëni show me gazetarët që nuk janë në gjendje të verifikojnë vetë që nuk janë delegatë, por nuk verifkojnë dot janë apo jo anëtarë apo në territorin e Shqipërisë.

Ftesa ime  është të respektoni Statutin. Kërkesa duhet të dorëzohet në protokollij e PD, institucionet të shqyrtojnë kërkesën dhe zëri i demokratëve të dëgjohet, qoftë ky edhe pakica e pakicës. Dje ju kam shpjeguar procedurën statutore, kjo parti është krenari e demokratëve nuk fshihemi dhe nuk veprojmë në ilegalitet. Dhe s’ mund të tallet kush me PD” , tha Bardhi.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *