Kina nuk resht së habituri botën. Ky vend së fundmi, ka hapur hotelin e parë me arinj polar. Hoteli ka nga të gjitha dhomat pamje nga arinjtë polar. Çfarëdolloj gjëje të jeni duke bërë: të hani, të luani, apo të flini, arinjtë do t’ju bëjnë shoqëri.
Hoteli unik ka 21 dhoma gjumi dhe kushton nga 209 deri në 253 paund në natë. Ky hotel hapi dyert të premten, por u përball me një lum kritikash nga mbështetësit e kafshëve.
Hoteli ka krijuar një ambient të përshtatshëm për arinjtë. Ai përbëhet nga shkëmbinj të rremë, dysheme të bardhë të pikturuar, dhe ndriçim të fortë. Punonjësit e hoteleve thanë se interesi për të qëndruar në hotel ishte shumë i lartë. Por organizatat për të drejtat e kafshëve kanë reaguar me zemërim, duke u bërë thirrje klientëve të qëndrojnë larg institucioneve që përfitojnë ‘nga mjerimi i kafshëve’.
‘Arinjtë polarë i përkasin Arktikut, jo kopshteve zoologjike apo kutive të qelqit të akuariumeve , e aq më pak hoteleve “, tha Zëvendës Presidenti i Peta Asia, Jason Baker.
Harbin, i njohur si qyteti i akullit i Kinës, është i famshëm për motin e tij të ftohtë si dhe mbajtjen e festivalit më të madh vjetor në botë të dëborës dhe skulpturave të akullit.
Përshtati:Priza.al/Burimi: Mirror
https://www.mirror.co.uk/news/world-news/fury-worlds-first-polar-bear-23739452