“Mos e pini, është me fekale”/ Rama sfidon gjykatën: Sa të shkoj në shtëpi do pi ujë çezme, do j’ua faktoj me video

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur akuzave të deputetes së PD-së Jorida Tabaku, e cila tha se uji në Tiranë që vjen në çezmat e qytetarëve, nuk është i pijshëm.

Rama pohon se do të realizojë një vidio duke pirë ujë nga çezma sapo të shkojë në shtëpi.

Sakaq në vendimin e gjykatës shkruhet ujë me të cilin furnizohet Tirana është i pa pijshëm dhe i dëmshëm për shëndetin. Sipas, akt-padisë, në zona të ndryshme të Tiranës, niveli i escherichia coli (bakter i dëmshëm për shëndetin) është më shumë se norma e lejuar sipas rregullores për ujin e pijshëm.

E njëjta gjë ndodh dhe me nivelin e streptococci faecal, bakter i dëmshëm për shëndetin, ndërsa niveli i Klorit (kimikat) rezulton shpesh herë të jetë mbi 0.5 (norma maksimale e lejuar nga VKM nr. 379, dt. 25.05.2016.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *