‘Mos e prek me dorë se të erdha aty…’/ Del videoja nga sherri i fqinjëve në Korçë

Një 30-vjeçare është goditur me sende të forta në Korçë. Ngjarja ka ndodhur dy ditë më parë në fshatin Tudas dhe ditën e djeshme ka qenë vetë e plagosura që ka bërë denoncimin në komisariatin e Korçës.

Ajo pretendon se e ka dhunuar fqinji i saj 60-vjeçar me inicialet F.K, teksa ka dorëzuar edhe një video në komisariat si dhe ka dhënë dëshminë.

Në sfond dëgjohet një fëmijë që i thotë: Mos e prek me dorë se të erdha aty…

Gruaja ka treguar se është goditur me zorrën e ujit nga fqinji i saj. Ky i fundit është vënë në pranga nga policia. Prokuroria e Korçës ka nisur hetimet për rastin.

/Priza.al/

 

 

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *