Bëni kujdes, por mbi të gjitha hiquani nga duart fëmijëve tuaj! Këto produkte të gjigantit amerikan të ëmbëlsirave “Mars”, mund të jenë edhe më vrastare se sa një vaksinë me “mikroçip”, nëse konsumohen nga ju.
Prezenca e një lënde toksike në akulloret e prodhuara nga kompani të mëdha si “Snickers”, “Smarties”, “M&M’s”, “Lion”, apo “Nestlé”, ka bërë që Autoritetet e Kontrollit Ushqimor në Francë, Belgjikë, Holandë, Serbi, Kroaci e Qipro, t’i ndalojnë këto produkte, të cilat tregtohen edhe në vendin tonë.
Nga analizat rezulton se disa seri të produkteve të akulloreve “Bounty”, “Snickers”, “Mars” dhe “Twix”, janë të kontaminuara me një lëndë kancerogjene, e njohur si “oksid i etilenit”, dhe janë ndaluar të tregtohen.
Oksidi i etilenit, sipas ekspertëve, ka aftësinë të dëmtojë ADN-në dhe të shkaktojë kancer sidomos në stomak dhe zorrën e trashë.
Të kontaktuar nga “News24”, specialistë të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit bënë të ditur se ky institucion është sinjalizuar nga institucione ndërkombëtare nëpërmjet sistemit RASFF për këtë problem.
Por deri tani AKU nuk ka lëvizur as “gishtin e vogël” në një kohë që këto produkte duke qenë pak më të lira se të tjerat, konsumohen sidomos nga fëmijët.
AKU hesht përpara kompanive të shpërndarjes
Sipas AKU, bëhet fjalë për akulloret “Bounty”, “Snickers”, “Mars” dhe “Twix”, por jo për të gjithë sasinë, vetëm për 4 lote.
AKU bën të ditur se, u ka kërkuar distributorëve që të marrin masa urgjente për tërheqjen e akulloreve nga tregu, por e gjithë puna është lënë në “mirëbesimin” dhe në “ndërgjegjen e lartë” të kompanive private të shpërndarjes dhe supermarketeve.
Subjekteve importuese u është lënë detyrë të njoftojnë pikat ku kanë shpërndarë këto akullore, që të bëjnë kthimin dhe më pas të procedohet me asgjësimin e produktit.
Të vetmit që nuk janë informuar për këtë rrezik janë konsumatorët, të cilët nuk kanë asnjë dijeni për përbërjen e akulloreve, që gjatë sezonit të verës shiten gjerësisht në rrjetet e supermarketeve, dyqanet e lagjeve, ndërsa e gjithë zona e bregdetit është e tejmbushur me produkte si këto që tregtohen edhe disa fish më shtrenjtë.
Për këtë rrezik janë njoftuar dhe të gjithë distributorët kryesorë të këtyre firmave dhe një listë e plotë e përditësuar me këto produkte të rrezikshme ushqimore mund të gjendet në linkun këtë link: Liste-produits-ETO-2021-hors-sesame
Por në mungesë të dëshirës së AKU-së për të mbrojtur konsumatorin shqiptar nga produkte të tilla vdekjeprurëse, “Priza.al” u bën thirrje të gjithë konsumatorëve dhe lexuesve tanë, që me foto, video dhe denoncime të na çoni fakte dhe prova nga çdo dyqan ushqimor apo supermarket që tregton të tilla produkte.
Përdorni për denoncimi Instagramin ose Facebook-un tonë “Priza.al”.
/Priza.al/