Disa komando afgane të paarmatosur u ekzekutuan nga talibanët. Në një video të regjistruar nga një kalimtar i rastit dëgjohet teksa thuhet “Mos i qëlloni, mos i qëlloni i qëlloni. Si mund të vrisni pashtunët afganë?”
Kryqi i Kuq konfirmoi se trupat e 22 komandove u morën nga vendi i ngjarjes.
Vrasja e ushtarëve qëndron në kontrast me përpjekjet e talibanëve për të treguar se po pranon dorëzimin e ushtarëve dhe, në disa raste i paguajnë për të shkuar në shtëpi.
Ndërkohë talibanët thanë për CNN se videot që tregonin se komandot u qëlluan ishin të rreme dhe propagandë qeveritare për të inkurajuar njerëzit të mos dorëzohen.
Një zëdhënës i Talibanëve tha se ata ende mbanin peng 24 komando të cilët ishin kapur në provincën Faryab por nuk dha asnjë provë. Ministria Afgane e Mbrojtjes mohoi që Talibanët të kishin komandot dhe i tha CNN se ata u vranë.