Policia angleze ka publikuar një fotot të 39 vjeçari shqiptar i cili është në këkim për një sulm të rëndë të kryer nga ai.
Jeudevnik Selim Ahmati, 39 vjeç, kërkohet nga policia e Britanisë së madhe pasi të dielën ka sulmuar një burrë rreth të 30-tave në zonën Pier Road, Erith.
Selim-Ahmati është me origjinë nga Shqipëria dhe përshkruhet si person me trup mesatar me theks europianolindor.
Ai njihet që frekuenton rregullisht dyqanet e basteve dhe ka lidhje me zonat Bexley, Orpington dhe Greenwich.
“Nëse shihet Selim-Ahmati nuk duhet të afrohet, përkundrazi njerëzit duhet të telefonojnë menjëherë 999. Kushdo që ka ndonjë informacion i kërkohet të telefonojë policinë në numrin 101 ose të kontaktojë përmes Twitter”-thuhet në njoftimin e publikuar nga policia londineze.