Nuk ndodh shpeshherë që Kim Kardashian ta shohim të mbuluar. Ajo shfaqet gjithmonë ekstravagante duke nxjerrë në pah format e saj trupore shumë afër perfeksionit.
Këtë herë Kim Kardashian ka shokuar të gjithë fansat e saj me veshjen e fundit, ku shfaqet e mbuluar kokë e këmbë me lëkurë të zezë.
Ylli i “Keeping Up With the Kardashians” ka postuar në rrjetet sociale disa foto ndërsa zbret nga makina me një kostum të zi lëkure të markës Balenciaga dhe një maske, e cila kishte vetëm një hapje në pjesën e pasme për bishtin e gjatë.
Kim ka mbërritur në Nju Jork për të marrë pjesë në javën e modës. Kardashian u fotografua teksa dilte nga një makinë luksoze me një veshje interesante krejtësisht në të zeza përfshirë pantallona të tillë e çizme të njëjta. Më e rëndësishmja, fytyra e saj nuk shihej fare për shkak të një maske që mbante e cila kishte vetëm një hapje në pjesën e pasme për bishtin e gjatë.
/Priza.al/