“Mos kalo nga “Shqiponja” se do të zërë gjumi edhe ty”, Rama nuk ia përton qytetarit

Kryeministri ka zgjedhur që të tallet me kryedemokratin Basha, duke postuar foton e një qeni që fle. Kjo foto me nënkuptim, vjen si një mesazh ndaj kryedemokratit teksa jemi në prag zgjedhjesh. Në foton në fjalë shihet një qen i cili është shtrirë para një lokali, që mban postera të Partisë Demokratike. Por një qytetar e ka ngacmuar kryeministrin, sa i takon punimeve tek sheshi ‘Shqiponja’.

Por Rama në kundërpërgjigje i thotë se aty po ndërtohet vepra më komplekse inxhinierike, dhe se duhet të presë edhe pak pasi duhet kohë dhe mund i madh. Pak ditë më parë u njoftua se është hapur për qarkullimin e automjeteve tuneli numër 4 në nyjen “Shqiponja”.  Përmes tij do të bëhet qarkullimi i automjeteve që dalin nga Tirana në drejtim të Durrësit, duke lehtësuar kështu qarkullimin në hyrje të kryeqytetit.

Punimet në sheshin “Shqiponja” parashikohet të përfundojnë në shkurt të vitit të ardhshëm, ndërsa autoritetet thonë se vepra do të jetë gati në dhjetor të këtij viti, në bazë të ecurisë së shpejtë që kanë patur punimet.

Qytetari– Me shume shqiptaret tani flen kure kalojne ke shqiponja z rama ti mose kalo andej se te zer gjumi edhe ti.

Rama- Aty po ndertohet vepra me komplekse inxhinierike deri me sot dhe do durosh edhe pak zotrote, se nuk behen si ne gjume punet, duan kohe e mund te madh!

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *