Numri i personave që vuajnë nga ankthi sa vjen e vetëm shtohet.
Shumicën e rasteve ne nuk jemi të vetëdishëm për ushqimet dhe pijet që konsumojmë çdo ditë dhe çfarë problemesh mund të shkaktojnë pije të tilla.
- Lëngjet e frutave plot sheqer, alkool dhe miell të bardhë janë disa prej tyre. Ju mund të mendoni se jeni të shëndetshëm nëse pini sasi të mëdha lëngjesh frutash, por përmbajtja e lartë e sheqerit në këto pije do të thotë që do të ndjeni një vrull energjie në një periudhë të shkurtër kohe, por niveli i saj do të bjerë shumë shpejt.
- Shumë ekspert sugjerojnë konsumimin e frutave të plota dhe marrjen e ujit.
- Gjithashtu, ndoshta keni dëgjuar se alkooli mund të ndryshojë modelet tuaja të gjumit, por mungesa e gjumit të mjaftueshëm lidhet gjithashtu drejtpërdrejt me ndjenjat e ankthit.Një ose dy pije do t’ju ndihmojnë të qetësoheni ose të relaksoheni, por teprimi të çon në pasoja të nesërmen, e shoqëruar sërish me ankth.
- Një tjetër lloj pije që mund të çojë në ndjenja ankthi janë pijet e gazuara dhe disa shpesh përdorin versione dietike, duke menduar se është një opsion i shëndetshëm dhe i sigurt.
- Buka e bardhë është një nga ushqimet në listën e atyre me të cilat duhet të jeni të moderuar nëse jeni të prirë për humor të dobët, si dhe ka shumë salcë sallate të gatshme, të cilat i gjeni pothuajse në të gjitha dyqanet.
Sigurisht, të gjitha këto ushqime janë të mira nëse konsumohen herë pas here nga njerëz të shëndetshëm. Megjithatë, njerëzit që janë të prirë ndaj ankthit duhet të jenë të kujdesshëm pasi konsumimi më i madh i ushqimeve të tilla mund të jetë një arsye për gjendjen e tyre.