Sot në emisionin ‘Abc e Pasdites’ u fol mbi Festivalin e Këngës në RTSH dhe diskutimet që ka sjellë në këto ditë të konkurimit.
Ndër të ftuarit, ishte edhe gazetarja Klotilda Harka e cila shprehu opinionin e saj mbi fituesit. Harka tha se ka dëgjuar që të dyja çmimet e para mund t’i marrë Elsa Lila, duke treguar se ndarja e çmimit të parë nga kënga që shkon në Eurovizion e zbeh rëndësinë e festivalit.
Tre emra diskutohen për fitoren; Elsa Lila, Fifi, Albina Kelmendi dhe familja. Diskutimi devijoj në çëshjen; a ka rëndësi e shkuara e artistit për pozicionin që merr në kompeticion?
Konstandin Feshti u shpreh se:
“Mua më duket sikur Elsa po u thotë njerëzve kujtoni pak kush jam unë dhe çfarë ju kam dhënë. Problemi që bëjmë është se diskutojmë Elsa Lilën si emër. Nuk është e drejtë, t’i hiqet e drejta për një fitore të merituar. Juria mund të vihet në vështirësi, por nuk duhet të bjerë pre e idesë që nuk duhet t’ja japim çmimin që të pastrojë imazhin, ja dhamë për mëshirë.”
Ndërkohë një tjetër moment i “nxehtë” ishte dhe reagimi i kompozitorit të këngës “Pyes Lotin” Valentin Veizi, një këngë kjo e kënduar nga Elsa Lila në natën e dueteve me Capital T. Veizi shprehu se nuk kanë kontaktuar me të për ndryshimin e këngës.
“Çuditem se si nuk e kanë kontaktuar, në të kundërt qenkan të vërteta ato thashethemet që kanë qarkulluar ndër vite. Marrëdhënia e tyre është prishur pas dy fitoreve të Elsës, më tepër me babain e Elsës që ka qenë menaxheri i saj në ato kohë dhe Valentin Veizi. Mos të flasim për drejtuesit e Festivalit.” – zbuloi Haklaj.