“Mos më bëj si cub”/ Ruçi ‘përplaset’ me Gjuzin: Shijoje dhe këtë muaj që të ka mbetur!

Kuvendi i Shqipërisë është përfshirë sot nga një debat ndërmjet kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçi dhe deputetit, Kujtim Gjuzi.

Gjuzi teksa mori fjalën për procedurë, i tërhoqi vëmendje Kryetarit të Parlamentit se javën e kaluar nuk kishte kërkuar interpelancë me ish-kryeministrin, Sali Berisha.

Pjesë nga debati:

Gjuzi: Kryetar unë e di mire kushtetutën nuk kam ardhur kot këtu.

Ruçi: Shijoje këtë muaj që muaj që të ka mbetur.

Gjuzi: Unë kryetar I një partia dhe jo asaj komuniste.

Ruçi: Mos më bëj si cub

Sot u betuan dy deputet e reja të Kuvendit të Shqipërisë për legjislaturën 2017-2021, pas ndarjes nga jeta të deputetit të PS-së Bashkim Finos, dhe dorëheqjes së Tom Doshit.

Vendin e Bashkim Finos e ka marrë Gentiana Cakrani, ndërkohë që vendimin Tom Doshit e ka marrë Jetmira Raboshta.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *