Emigrantët shqiptarë që jetojnë në Britaninë e Madhe akuzuan sot qeverinë se i ka bërë ata ‘koka turku’ për politikën ‘e prishur’ të emigracionit të Britanisë dhe kritikuan pretendimet e Home Office se ata po ‘luanin’ sistemin. Ata thanë se ishin larguar nga Shqipëria për një jetë më të mirë në Britani për të punuar shumë dhe për të paguar taksat e tyre, ndërsa këmbëngulnin se nuk pretendonin përfitime nga shtetit dhe nuk ishin “gangsterë apo hajdutë”. Duke folur jashtë një kafeneje në veri të Londrës, burrat pohuan se ishin viktima të racizmit dhe se po shënjestroheshin qëllimisht nga qeveria britanike për të larguar vëmendjen nga trajtimi i dobët i emigracionit.
Ervis Abdullaj, 39 vjeç, pronar i “01 Café Bar” tha: Shqiptarët po vijnë këtu për një jetë më të mirë. Çfarë nuk shkon me këtë? Shumë njerëz kanë ardhur nga vende të tjera, por askush nuk ankohet për ta. Shqipëria është një vend i bukur, por ka shumë korrupsion dhe dhunë atje. Shumë shqiptarë po ikin nga kushtet e tmerrshme dhe jeta e tyre është në rrezik. Mund të mos ketë luftë atje, por nuk është një vend i sigurt.
Abdullaj, i cili erdhi në Britani në vitin 2014 përmes kanaleve zyrtare tha: Unë nuk erdha ilegalisht me një varkë dhe kam ardhur për një jetë të mirë për veten time në Britani. Por nëse njerëzit janë të dëshpëruar për të ardhur ashtu, atëherë duhet të ketë një arsye të mirë. Emigrantët shqiptarë kanë pohuar se janë duke u dënuar padrejtësisht për politikën e dështuar të imigracionit të qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar.
Disa prej tyre thonë: Unë punoj pothuajse 18 orë në ditë dhe si shumë shqiptarë në Britaninë e Madhe dua të kem një jetë të mirë për veten time. Qeveria britanike thjesht po përpiqet të na fajësojë ne për problemet e saj. Nuk është faji ynë që nuk mund të bashkohet dhe të bëjë diçka për krizën e emigrantëve. Kështu që është më e lehtë t’i lidhësh të gjitha me shqiptarët.
Dritan Doda, 49 vjeç, i cili drejton një kompani ndërtimi, këmbënguli: A jemi ne i vetmi komunitet në MB që përfshihemi në kriminalitet dhe tregti droge? Unë nuk mendoj kështu. Kam 25 vjet që jam në Britani dhe nuk e di pse tani fajësohen shqiptarët për gjithçka. Ne jemi një komunitet i vogël në Mbretërinë e Bashkuar, por aktualisht jemi duke u fajësuar për të gjitha problemet e mëdha. Është racizëm për mendimin tim sepse është më e lehtë për Qeverinë të na fajësojë ne sesa të marrë përgjegjësi.
Ndërtuesi Ermond Dena, 50 vjeç, i cili ka qenë në Britani për 10 vitet e fundit shtoi: Shumë komunitete kanë kriminelë dhe tregtarë droge. Pse të fokusohemi vetëm te Shqipëria?
Por Esad, 24 vjeç, i cili donte të jepte vetëm emrin e tij dhe nuk donte të fotografohej, pranoi: Erdha vitin e kaluar me një varkë. Pagova një bandë në Shqipëri dhe ata bënë të gjitha rregullimet. Shumë njerëz duan të vijnë sepse jeta në Shqipëri nuk është e lehtë. Është e vështirë të gjesh një punë dhe nëse e ke një të tillë, je me fat që të fitosh 200 £ në muaj. Unë jam duke pritur që të shqyrtohet kërkesa ime e azilit. Jeta nuk është e lehtë në Londër, por është më mirë se të jem në Shqipëri.’
Shoku i tij, i cili nuk donte të përmendej, shtoi: Kam paguar rreth 5000 £, që janë shumë para në Shqipëri. Në Francë ka shqiptarë që kujdesen që të hipësh në varkë. Është e rrezikshme, por ia vlen.
Edward Balla, 31 vjeç, tha për MailOnline: Unë jam murator. Unë nuk shes drogë, nuk kam armë. Unë nuk jam kriminel. Kam ardhur në Mbretërinë e Bashkuar para 4 vitesh për të gjetur një jetë më të mirë. Në Londër mund të fitoj deri në 1000 £ në javë. Në Shqipëri nëse je me fat fiton 100 £ në javë. Kështu që unë kam ardhur në Britani për një jetë më të mirë. Është si një ëndërr për shqiptarët të vijnë në Londër. Ne e dimë nëse punojmë shumë, mund të fitojmë para dhe të jetojmë mirë.
Kryeministri shqiptar Edi Rama dënoi mbrëmë deklaratat e Sekretares së Brendshme Suella Braverman për ‘nxitjen e ksenofobisë’ që e cilësoi ardhjen e shqiptarëve në Britaninë e Madhe me varka të vogla si ‘pushtim’. Shqiptarë të tjerë treguan se si u ishte dhënë statusi i refugjatit në Britani pasi u larguan nga atdheu i tyre nga frika e jetës së tyre. Flamur Alla, 50 vjeç, një ndërtues, tha për MailOnline: Unë jam shqiptar nga Kosova. Kam ardhur si refugjat në vitin 1999 për shkak të luftës me Serbinë. Tani jetën e kam ndërtuar në Britani. Tre fëmijët e mi tani janë të gjithë të rritur. Kam shqiptarë që punojnë për mua në vende në të gjithë Londrën. Ata të gjithë punojnë shumë. Ata nuk kërkojnë asgjë.