Emisioni ‘Stop’ ka denoncuar ryshfetin dhe korrupsionin e punonjësve në Portin e Vlorës ndaj qytetarëve që duan të udhëtojnë drejt Italisë.
Përmes kamerës së fshehtë, është provuar i gjithë kalvari i vështirësive që kalon një qytetar dhe paratë që duhej të paguajë “nën dorë”.
Një qytetar pret një biletë për në Brindizi, në një agjenci pranë Portit të Vlorës. Por atë nuk e lenë të niset pa garancinë e një shtetasi italian.
Qytetari – Si kaluat?
Agjensia – Mirëmëngjes! Si je ti?
Qytetari – Sa është bileta për Brindizi?
Agjensia –50 euro!
Qytetari – 50 euro! Ça ore niset?
Agjensia –Rreth orës… normalisht rreth orës 2.30. Sot mund të niset edhe në 3 se ka.., ka njiçikë trafik. Sa kushtojnë 50 euro? 59 e 500.
Qytetari – Në orën 3 niset, hë?
Agjensia –Po! Duhet të ngjitesh më përpara, 2 orë para! Në orën 1 të jesh në anije!
Qytetari – Në orën 1?
Agjensia – Në orën 1, në anije!
Qytetari – Faleminderit!
Në terminalin e udhëtarëve ai takon Romeon, një sekser, i cili mundëson kalimin e kufirit kundrejt pagesës nën dorë.
Qytetari – Ça ore fillon ajo?
Romeo – Kur të duan. S’kanë orar.
Qytetari – Të sjellin probleme?
Romeo –Të sjellin.
Qytetari – S’kam garanci e kshu.
Romeo –S’ke garanci? S’kalon dot!
Qytetari – Pse duhet të më sjellin probleme mua? Unë kam plot vula ktu, që kam kalu. S’më kanë ndalu.
Romeo –Po ishallah, o të kalosh! Ça të them unë?!
Qytetari – Po muhabeti është, mos ngelem, hë pa ishallah të kalosh, thotë ky.
Romeo –Po ngele, do votosh aty. Futu tek ajo vajza, është vajzë e mirë.
Qytetari – Kush?
Romeo – Nji vajzë ktu brenda. Ajo është vajzë e mirë. Me atë mund ta gjesh gjuhën. Do të them unë, të futesh tek ajo vajza. Të lëmë edhe nji kafe,- thoj ti asaj!
Qytetari – Po s’dua t’i them atje, se atje do ketë noi kamerë, noi gjë.
Romeo –Jo po atje s’do japësh gjë.
Qytetari – Po , po them.
Romeo –Do i thosh asaj, se i marr una.
Qytetari – Sa e kanë gjobën ata?
Romeo – Mo na inçizon, na q….!
Qytetari – Hë mo tallesh ti tani, mo?!
Romeo –Për sytë e ballit! E kanë bërë 200 euro atë.
Qytetari – Sa e kanë bërë?
Romeo –200!
Qytetari – Ça t’i them unë asaj?
Romeo –Po ashtu, të lë nji kafe te ai karrocaxhiu. Nuk do futesh pa thënë unë!
Qytetari – Ok!
Romeo –Ulu ti aty! Mos përmend emra, se ka spiuna ktu, janë për t’i q…xxx m…rën!
Romeo –Te ajo vajza atje! E shikon atë vajzën matanë? Do i them unë asaj. Do i vete anë e më anë, kam atë çunin. Shikoje! Nuk ka ftesë. Shikoje!
Qytetari – Si je?
Oficerja e policisë – Ftesë? Garanci?
Qytetari – S’kam.
Oficerja e policisë –Urdhëro!
Qytetari – Nuk kam garanci.
Oficerja e policisë –Nuk ke garanci?
Qytetari – Po!
Oficerja e policisë –Atëherë s’mund të fus.
Qytetari – Po kam udhëtuar, nuk është, se s’kam. Ti e shikon, që unë jam i rregullt.
Oficerja e policisë –Të lutem! Më dëgjo!
Qytetari – Të dëgjoj, të dëgjoj.
Oficerja e policisë –Pa ftesë, nuk udhëton dot. Të duhet nji ftesë, garanci, për të kaluar. Unë kam nji procedurë pune.
Qytetari – Të kuptoj, të kuptoj!
Oficerja e policisë –Unë as nuk të njof, as nuk kam noi gjë me ty. Është thjesht procedurë pune dhe ky refuzim, që bëhet, është thjesht 24-orësh.
Qytetari – Ti e shikon, që unë jam i rregullt. Nuk është, se e kam shkelur. Unë kam ikur me vizë në 2008-tën dhe s’e kam thyer, vetëm për të qenë në rregull me shtetin.
Oficerja e policisë –Lexoje! Është refuzim daljeje.
Qytetari – Po pse s’më ndihmon, o vlla, se s’po marr vesh?
Oficerja e policisë –Nuk të ndihmoj dot.
Më pas në skenë del Gazi, i cili ka një agjenci udhëtimi dhe është sekseri kryesor në Portin e Vlorës për kalimin e qytetarëve drejt Italisë duke marrë ryshfet.
Qytetari – O bos!
Punonjësi – Hë, vlla!
Qytetari – Të vij të dielë, a të shtunë unë? Më kalojnë dot, apo…?
Shoferi – O vlla si e shtunë, si e hëna, të tëra ditët njësoj janë. Për ça të ktheu o vlla? Të ktheu për ditët? Për ça?
Qytetari – Po asnji gjë o burrë, ja thjesht isha pa garanci.
Shoferi – A je pa garanci?
Qytetari – Hë!
Shoferi – Ik atje thuaj, bëj noi garanci noi gjë, vetëm ai mund t’i marri!
Gazi – Sot janë deportuar shumë.
Qytetari – Po si ka mundësi?
Shoferi – Jo s’ka garanci, është në rregull i shkreti, po s’ka garanci.
Qytetari – Të sjell problem kjo, refuzimi?
Gazi –Jo s’ka, vetëm sot nuk kalon dot në asnji pikë.
Qytetari – Po pra!
Gazi – Të shtunën, shty biletën e hajde!
Qytetari – Të shtunën?
Gazi –Të lë nji numër telefoni unë?
Qytetari – Më jep nji numër telefoni o vlla, se…!
Qytetari– Të vij të shtunën, të bëj telefon?
Gazi –Merre ktu, mos u lidh fare, as më ndonji shofer, me ato të Fierit me asgjë!
Qytetari – Ça shofer, o vlla?!
Gazi –Tallin k…n, kur ngelen keq, vijnë te mua. Më kupton vllan, hë? Ty të ktheu nji kunata e baxhanakut tim. E ka hedh në sistem, nuk bëhet gjë sot, se ka ardh kshu, se kanë kthyer gjith ata veta pa garanci italianët. Po të shtunën, do të bëj unë garanci të rregullt, të gjitha, sikur do vesh te nji italian.
Qytetari – Sa venë ato?
Gazi –Të gjitha me kto, 120 euro në total.
Qytetari – Që të kaloj edhe andej?
Gazi –Direkt! Andej me garancinë.
Gazi –Hë vlla, erdhe ti?
Qytetari – Ça bëre? Si je?
Gazi –Ti ke deportim? Ça ke?
Qytetari – Jo mo ça deportim?! Thjesht për atë 24-orarshin. Refuzohet hyrja për…
Gazi –E mora vesh atë, e mora vesh.
Agjensia – Po punuan sot ata o vlla, ku di unë, s’e dije, s’kanë bërë asnjë ata.
Gazi –E di o, e di, dje s’bën asnjë.
Agjensia – Dje i kanë kthyer të gjithë e s’merrnin më as lekë ata , ata. Po garancinë e ke tënden , apo e ke bërë ktu?
Qytetari – Jo mo, s’kam garanci unë.
Gazi –Do ia bëjmë ne garancinë.
Qytetari – As dje s’kanë kaluar?
Gazi – Këmbë njeriu! E kanë bërë çikë keq, se ka kthyer edhe Italia andej për garancira. Më kupton vllanë, se i donin të dhënat të sakta, që ku do vesh andej për shembull.
Gazi – Bëre mirë, që erdhe shpejt, se edhe ai do vejë të kontrolloj ato… (Dokumetat)
Qytetari – Ditët s’i kam thyer unë.
Gazi –Ditë mos të kesh, se ka çmim tjetër dita, prandaj të thotë vllai. Atje, ku do të shoqëroj ai shoku, ose unë, do vesh te filan kabinë.
Qytetari – Tani, kur ti je i rregullt, që nuk e ke shkel, pse nuk të lënë kta?
Gazi – Sa?
Qytetari – Kur je i rregullt…
Gazi –Do garanci, ku do vesh ti atje, e kanë vënë rregull kta. Më shumë janë kta pengesa tek neve. Kishin kap 4 doganiera andej me kto, e kanë frikë ata vlla. Nëqoftëse se njeh tjetrin, normale. Mua më vjen keq të të ndihmoj ty, që të hysh, se ai më pranon. S’pranoi, vari leshtë pastaj.
Gazi –Jo re, jo, ja do ë ai shoku, që t’i thotë atij. Ky s’ka gjë, o vlla i bëjm dot nji prenotim hoteli ktij shokut. Bëhet, s’bëhet kundrejt rregullave. Unë pa e marrë Ok, nuk të fus dot atje o , se ashtu s’loz dot jo ajo atje, po p…i i motrës së asaj dot me mua, po më tha hajde.
Qytetari – Unë isha kail, të vija të takoja atë shefin e madh.
Gazi –Ja aty do vejë ai. Ata, që janë kthyer për ftesë të enjten, nuk i bën dot, sot tha janë revoltuar. Të gjejmë nji makinë, tha,- hipe në makinë,-i kishte thënë. Ja, sa më shkrojti. Nuk bën me ftesë thotë. Po ça do bëjmë, i them unë. Po të hipi me makinë ai me nanjë,- thotë.
Qytetari – Po me makinë nuk është njësoj si me traget? Ça do thonë ata?
Gazi –Jo jo, s’më kuptove! Është te mjetet ky, që vulos. Ky dajua im./TvKlan