Nga foltorja e kuvendit kryeministri i vendit Edi Rama ka rihapur edhe një herë temën e zgjedhjes së presidentit por nuk ka lënë pa ironizuar edhe ish-kryeministrin Sali Berisha duke e radhitur në rreshtin e të vdekurve politikë. Kjo gjuhë e Ramës ka nxitur edhe reagime në sallën e parlamentit. Ndërsa më tej u ka thënë demokratëve se nëse ata do të risjellin ish-kryeministrin Rama do të ndërpres mardhëniet.
“Me Saliun nuk kemi punë ai është i vdekur politikisht ndërsa biologjikisht i urojmë jetë të gjatë. Ne nuk e zgjedhim kush e drejton grupin tuaj Parlamentar me të vdekurin në mes të shtëpisë merruni vetë. Ka qenë një ngjarje kur vlen ajo shprehja, jeta imiton artin. Asnjë shfaqje e teatrit absurd nuk do të linte pas atë që i dhamë njëri-tjetrit, duke marrë nëpër gojë njerëz. Për të mos bërë emra dhe të mos u zgjatur. Ja erdhi dhe një tjetër se ka qenë dhe Fatmir Mediu prezent. Arriti puna sa një kandidat e gjetëm në Golem dhe pastaj morëm në telefon Fatos Bejën, ai e njihte. U nis një makinë në Golem, e kur nuk u gjet, ndjesë pastë Saliu tha na ngatërron Fatosi. Nard Ndoka u caktua të fliste me Kadarenë. U ra dakord për ushtarakun, Fatmiri e njihte. Kishte rënë dhe ushtaraku, i gjori Sali kërkoi kokën e Dhori Sallakut. Tha siç po e them: Dua kokën e Dhori Sallakut. Pastaj u zhvillua një tjetër raund, kur doli toger Bujar Nishani. Ishte më e thjeshtë se PD i kishte votat. Ti thua kapterr, unë them toger, përmbahuni pak në zhgradimin që i bëni njëri-tjetrës,. MOs na qani hallin nga posht kalit” tha Rama