Deputeti i Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj, replikoi me nënkryetaren e Parlamentit, Ermonela Felaj në lidhje me vendimin e marrë në Konferencën e Kryetarëve. Alibeaj tha se Konferenca vendosi bashkimin e 4 kërkesave të opozitës, por sipas tij, do të duhet që në seancën e sotme, të mbahej interpelanca me kryeministrin Edi Rama në lidhje me çështjen McGonigal.
Alibeaj: “Zonja Felaj, e nisët duke gënjyer. Ju votat i keni, ka patur 4 kërkesa në konferencnë e kryetarëve. Kapatur kërkesë nga ana ime, ka patur një kërkesë për mocion debat, një kërkesë për komision hetimor. ça thatë ju, thatë që do të bashkoheshin. Në bazë të rregullores, duhet të shqyrtoheshin dot, ndaj zonjë e nderuar ke detyrimin për ta vendosur në rend dite kërkesën time dhe 3 kërkesat e tjera. Të thuash që nuk pranojmë Komision Hetimor se do të bëni ligj tjetër për Komisionet Hetimore kur ligjet i kemi. Mos provoko parlamentin. Duam të flasim me kryeministrin për një çështje që prek Parlamentin.”