Kolegji Zgjedhor ka përcaktuar 24 prillin, datë ku do të shqyrtohet ankimi i Partisë Demokratike për të mos regjistruar në zgjedhje si kandidat të Partisë Socialiste për Bashkinë e Mallakastrës Qerim Ismailajn. Sipas PD Ismailaj preket nga ligji i dekriminalizmit. Kolegji njofton gjithashtu se sot trupa gjykuese me Blerona Hasa (Relatore) si dhe anëtarët Marsela Dervishi, Sokol Ibi, Emona Muҫi dhe Alma Kolgjoka.
Në kërkesën e Partisë Demokratike thuhet se nëse nuk vendoset shfuqizimi i vendimit të Celibashit për ta konsideruar në rregull verifikimit e formularit të dekriminalizimit të Ismailajt, atëherë kërkohet që të detyrohet KAS të marrë vendim dhe të shprehet në lidhje me ankimin e paraqitur nga ana e Partia Demokratike e Shqipërisë.
Në një vendim të marrë më 10 prill Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve nuk e mori fare në shqyrtim kërkesën e bërë nga Partia Demokratike për çregjistrimin e kandidatit të PS Qerim Ismailaj për bashkinë e Mallakastrës. Në denoncimin e bërë, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi tha se Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka shkelur ligjin duke regjistruar Ismailajn në zgjedhje si kandidat ndërkohë qw ky vendim bie ndesh me ligjin e dekriminalizimit.
Ndërkohë që dje Partia Demokratike ka dërguar në KASvendimin e Komisionierit të Zgjedhjeve Celibashi për të vendosur në fletën e votimit Qerim Ismailajn. PD thotë se regjistrimi i tij në zgjedhje është në proces ankimi dhe nuk mund të jetë në fletë votimi.
Në kërkesën e dorëzuar në KAS, PD kërkon shfuqizimin e vendimit të Ilirjan Celibashit të marrë ditën e shtunë dhe ndalimin e kandidatit të PS për postin e kryebashkiakut në Mallakastër.