“Mos të jetë grua”/ Presidenti, avokatja zbulon prapaskenat e Ramës

Avokatja Brizida Gjikondi ka komentuar në lidhje me procedurat e presidentit të ri të vendit.

Gjikondi pohon se ky proces duhet të nënshkruhet me firmat e 20 deputetëve por dhe të plotësojë dy kriteret.

“Janë shpikje që bëhen për të konsumuar dhe legjitimuar ofertën që do t’iu bëj Rama shqiptarëve për emrin e Presidentit. Ai ofrohet nga 20 firmat e deputetëve që ofrojnë një emër dhe ka vetëm dy kritere të ketë 10 vite në Shqipëri dhe të jetë 40 vjeç. Kjo tregon se klasa politike me dashje nuk ka bërë një ligj organik për presidentin. Është i vetmi institucion që s’ka ligj organik, kanë të gjithë institucionet e tjera. Kjo që bën Rama me shoqërinë civile është e palogjikshme, dhe kjo që ka bërë me deputetët për të dhënë secili nga një emër kam përshtypje se është në kuadër të asaj që ai po bën për ti lodhur me dëshirat e tyre dhe në fund të procesit të thojë që nuk meritoni të pyeteni se shiko sa të paaftë jeni, ju s’keni vizionin që kam unë për të zgjedhur një president të aftë. Mua më duket se Mediu dhe disa të tjerë më duken shumë të kompleksuar duke pritur dhe të varen nga ajo çfarë do të thojë Rama, kur ata detyrën e kanë nga shqiptarët dhe jo nga kryeministri. Shtyrja që thonë se do e bëjnë në maj mua s’më pëlqen sepse s’ ka kohë fizike. I shoh shumë të ngadaltë dhe duke parë mësymjen që do bëjë Berisha e shoh të vështirë situatën për tu përfshirë opozita edhe pse duhet bashkëpunim”, tha ajo.

Sakaq, ajo sqaron se emrat e përfolur nuk do të jenë ata të cilët do të dalin në fund. Por sipas Gjikondit, do të ishte që kandidatura të mos ishte nga radhët e politikës dhe të mos ishte një grua.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *