Mevlani i “Për’puthen” nuk e ka përjetuar mirë momentin kur 2 vajzat, Antonela dhe Lediana kanë qarë për të në puntatën e kaluar. Ai tha se kurrë nuk e kishte menduar që do të linte studion, por shtoi se kjo ishte sipas tij ishte zgjedhje e detyruar për të mos e përkeqësuar më tej situatën. Megjithatë, në prapaskenë situata nuk ka qenë edhe aq i qetë.
“Mos më prekni, mos të preki kush me dorë”, dëgjohet Mevlani t’u thotë gazetarëve.
Ai e ka sqaruar edhe këtë moment në studio.
“Unë e kam ruajtur gjithmonë gjakftohtësinë, dhe gjërat që janë të vogla i kam shmangur gjithmonë , dhe largimi nga studio ishte me mirë se sa të largohesha nga vajzat , plus që ndihesha shumë shumë keq, se ato po qanin. Nuk më vjen mirë, më vjen gjynah për situatën.
Se kisha menduar kurrë të lija studion, në këtë situatë se di se përmbajta veten, kisha nevojë të qetësohesha, në një moment kur nuk shkon s’shkon”, tha Mevlani.