“Mos thuash e mora këtu se t’i preva k***t”, fëmija blen lirisht cigare në dyqane

Emisioni Stop në Tv Klan ka denoncuar mbrëmjen e djeshme shtijen e cigareve tek fëmijët, që është e ndaluar me ligj.
Përmes një kamere të fshehtë, një fëmijë i infiltruar nga Stop shkon në disa dyqane ku kërkon të blejë cigare, ai justifikohet duke i thënë se “I do për mamin”. Por edhe pse i mitur, shitësit I japin cigarette fëmijët në kundërshtim me ligjin. Pothuajse në të gjitha dyqanet ku shkuan, fëmijët mundën të blejnë lehtësisht cigare dhe alkool, megjithëse ishin në dijeni se një gjë e tillë ndalohet me ligj.

Dyqani 1
I mituri – Si je? Mund të më japësh nji Marlboro 4-tra?
Dyqani 1 – Për kë e do?
I mituri – Për mamin!
Dyqani 1 – Mere!
I mituri – Urdhëro! (I jep lekët) Edhe nji birrë!
Dyqani 1 – Do qese? Apo ke ku i vendos?
I mituri – Jo, më jep nji qese të lutem! I fut dot të lutem, nëse ke mundësi?
I mituri – Faleminderit!
DYQANI 2
I mituri – Ça bone?
Dyqani 2 – Si je?
I mituri –Cigare elektronike?
Dyqani 2 – Kam!
I mituri –Mund të më japësh nji?
Dyqani 2 – Je I voçkël, hë burrë! Duhet të vish me një të rritur! Nga kto papet thua ti?
I mituri –M’i trego! Po!
Dyqani 2 – Kto i kam me çmim më të mirë unë. Nga 800 thithje nga 10 mijë, 8 mijë lekë.
I mituri –Do ma japësh nji të lutem?
Dyqani 2 – Po je i vockël të keqen xhaxhi! Po ja të më vijë prindi pastaj, të më thotë pse ia dhe pse ia bëre kshu. Gjej nji të rritur e hajde ta jap!
I mituri –S’i kam, prandaj!
Dyqani 2 – Se mos e thoj, e mora ktu. T’i preva koqet!
I mituri –Sa kushton? Sa kushton edhe njëherë?
Dyqani 2 – 8 mijë , 8 mijë!
I mituri –Ok! Më jep nji tjetër!
Dyqani 2 – Me ça e do?
I mituri –S’ka problem, me ça të jetë! Vetëm të punojë!
Dyqani 2 – Të të jap ktë të mirën ndaj, me akullore!
I mituri –Faleminderit!
Dyqani 2 – Pa nikotinë!
I mituri –Po! Provoje njëherë, se mos..! Bën?
Dyqani 2 – Po! Na!
I mituri –Urdhëro! (I jep lekët) Faleminderit!
Dyqani 2 – E do kutinë?
I mituri –Po, ma jep! Faleminderit!
Dyqani 2 – Mirupafshim!
I mituri –Pafshim!
DYQANI 3
I mituri – Si je?
Dyqani 3 – Mirë!
I mituri – Do më japësh një veip?
Dyqani 3 –Ça veipi do ti?
I mituri – Ça janë kto me pompa?
Dyqani 3 –Po! 7500 lekë!
I mituri – 7 mijë!
Dyqani 3 – e 500-nd!
I mituri – Na urdhëro, se i kam fiks! 8 mijë!
Dyqani 3 –Me ça e deshe ti, se s’ka shumë shije?
I mituri – Ça të ketë më, se kam problem.
Dyqani 3 – E do me nai shalqi?
I mituri – Ok!
Dyqani 3 –Është e mirë me shalqi.
I mituri – A punon?
Dyqani 3 –Ja, se ta hap unë ktu!
I mituri – Hape!
Dyqani 3 –Ta heq merakun!
I mituri – Rrofsh!
Dyqani 3 –Mos e rruj ti! Ktë do ja mbash ktë kapakun, se kur s’e pi, e fut ktu. A më kupton?
I mituri – Ah ok!
Dyqani 3 –Jepi. T’ia vej kto prapë?
I mituri – Po!
Dyqani 3 –Edhe e mba ti e rregullo me terezi, mos ia humb kto, se i ke…!
I mituri – Ah, ok!
Dyqani 3 – A kupton? Kur s’e përdor, tak, ja vendos ktë, e fut te kutia, i vë dhe kapakun edhe e mban në çantë!
I mituri – Rrofsh! Paçim!
Dyqani 3 – Ciao!
DYQANI 4
I mituri – A ke cigare të hapme?
Dyqani 4 – Hë?
I mituri – Cigare të hapme!
Dyqani 4 – Cigare të hapme ti ee..? Ç’do me cigare të hapme ti, mer bir?
I mituri – S’i du për vete!
Dyqani 4 –Ti je i vogël, mor bir! Për kë i do cigaret?
I mituri – Për mamin!
Dyqani 4 – Për mamin. Sa do?
I mituri – 1 mijë lekë!
Dyqani 4 –1 mijë lekë? Slims?
I mituri – Po!
yqani 4 – Hajd! Thashë, se i doje ti për vete, mor bir!
I mituri – Jo, mo xhaxh!
Dyqani 4 –Merri!
I mituri – Rrofsh!
Dyqani 4 –Rrofsh ti, o bir! Po vetëm ishallah i ke ashtu, si më the hë..!
I mituri – Jo mo, unë s’e pi për vete, se merrem me sport.
Dyqani 4 –Mirë!
I mituri – Pafshim!
DYQANI 5
Dyqani 5 – Hë ça do çuni?
I mituri – A ke cigare të hapme?
Dyqani 5 – Për ça i do cigare të hapme ti?
I mituri – Për mamin!
Dyqani 5 – Mirë! Bjeri lekët! Ça do marrësh?
I mituri – 1 mijë lekë slims!
Dyqani 5 – Prandaj të them, se mami e di, që s’lejohet kalamajve me u dhënë cigare!
I mituri – Po, po e di. Urdhëro!
Dyqani 5 – Nuk lejohet!
I mituri – E di!
Dyqani 5 – 2,4,6. E ka ligji të venë 1 milionë gjobë. 3 milionë na e kanë vu ne, po kapën kalamaj t’u ble cigare.
I mituri – Më jep dhe nji birrë, sa për shpp..!
Dyqani 5 – Ça?
I mituri – Shplarje! Birrë birrë Pxxx!
Dyqani 5 – Do birrë?
I mituri – Po!
Dyqani 5– Pxxx
I mituri – Po!
Dyqani 5– Po na të japë kusurin 100-nd lekë. Prit t’ia jap një kshu Pxxx çunit!
I mituri – Faleminderit! Rrofsh!
Vetëm një shitëse i tha fëmijës se nuk kishte cigare, duke refuzuar që t’ia shiste për shkak se është minoren.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *