Arturo Vidal është një nga ata lojtarë që nuk e mbyll gojën dhe gjithmonë thotë çfarë mendon e beson, pa menduar për pasojat. Edhe këtë herë nuk e ka “kafshuar gjuhën”. Kylian Mbappé bëri disa deklarata para Kupës së Botës së Katarit, në të cilat tha:
“Përparësia që kemi ne në Evropë ndaj Argjentinës dhe Brazilit është se gjithmonë luajmë ndeshje të nivelit të lartë këtu, ndaj kur të arrijmë në Kupën e Botës, do të jemi plotësisht gati. Në Amerikën e Jugut, futbolli nuk është aq i avancuar sa në Evropë. Kjo është arsyeja pse ne evropianët po fitojmë gjithmonë në Kupat e Botës”.
Mesfushori kilian, në rolin e “avokatit” të vendosur të futbollit amerikano-jugor, i kishte fiksuar mirë këto fjalë dhe pas disfatës së francezëve ndaj Argjentinës në finalen e “Katar 2022”, ai sulmoi me gjithçka: “Mësoni nga ne që shpikëm futbollin, nga Amerika e Jugut. Mos u kruaj se te del gogoli…”