“Mos u merrni me shashka…”, Meta i dërgon mesazhin e koduar Ramës

Meta deklaroi se ka përfunduar procesi i votimit, por jo zgjedhjet dhe administrimi i votave. Në konferencën e jashtëzakonshme, presidenti Meta tha shkurt dhe qartë se s’ka asnjë përgjigje për ‘shashkat’, që duan të largojnë vemendjen nga votat e pavlefshme.

Ndër të tjera, Meta bëri të qartë se nuk do të ketë dorëheqje, dhe konferencën e fundit si president do ta mbajë në 24 korrik 2022. Një pyetje ngacmuese i ka ardhur nga gazetarët, se si është vlerësimi si themelues i LSI-së, duke marrë shkas nga rezultati i dobët që pati në këto zgjedhje bashkëshkëshortja e njëkohësisht kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi.

Por Meta nuk ka pre e kësaj pyetje, duke qartësuar se ai nuk ka marrë pjesë në zgjedhjet e 25 prillit. Kreu i shtetit ngre dyshime mbi numrin e madh të fletëve të votimit që janë të pavlefshme, duke bërë thirrje që të nisë një hetim për çdo pasaktësi që mund të ketë.

PJESË NGA KONFERENCA:

Rama një ditë më parë ka deklaruar se populli dënoi me votë Ilir Metën, cila do të jetë përgjigjja juaj?

Asnjë përgjigje për shashkat që duan të largojnë vëmendjen nga votat e pavlefshme. Duhet parë si janë bërë të pavlefshme. Nuk ka statistikë në botë që ta justifikojë. Mund të lëvizin shumë mandate këtu. Po të ishte për këto histori, do kishte ikur nja 100 herë Ilir Meta. Më 24 korrik 2022 këtu do ta bëjmë konferencën e fundit për shtyp. Nga ky moment të ketë kujdes, asnjë kuti të mos ndërrohet. Ilir Meta nuk ka kandiduar në këto zgjedhje. Përkundrazi kërkoi që vota e presidentit dhe qytetarit më të thjeshtë të jenë të barabarta.

I cilësoni zgjedhjet jo-demokratike, do mandatoni Ramën?

Kërkoj të zbatohet Kodi Zgjedhor pikë për pikë. Deri në shterimin e ankesës më të fundit. Është e rëndësishme që të respektohen votat.

Si themelues i LSI-së, si ndjeheni?

Ilir Meta nuk ka marrë pjesë në këto zgjedhje. Nuk kam bërë thirrje për asnjë kandidat. Në të ardhmen do shikoni sa vota merr Ilir Meta. Jam i kënaqur që pavarësisht nga gjithë ajo trysni dhe ajo dhunë, është e rëndësishme që 25 prilli, vajti të paktën në aparencë qetësisht dhe pa probleme serioze. 74% e qytetarëve kanë votuar. Çdo votë duhet të rinumërohet sipas Kodit Zgjedhor. Përpjekjet për të hedhur shashka, janë të dëshpëruara.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *