Ka filluar protesta e organizuar nga ish-kryeministri Sali Berisha i cili kërkon të nxjerrë kryetarin e PD-së Lulzim Basha nga selia. Lidhur me tensionet e krijuara ka reaguar edhe ambasadorja Amerikane, Yuri Kim. Përmes një postimi në Twitter, ajo shprehet se të ndalojnë dhunën dhe të zhvillohet një protestë paqësore.
“Shtetet e Bashkuara janë thellësisht të shqetësuara me rritjen e tensioneve në ndërtesën e selisë së Partisë Demokratike dhe përdorimin e forcës nga protestuesit. U bëjmë thirrje organizatorëve të protestës që të refuzojnë dhunën dhe të ushtrojnë qetësi. Ata që nxisin dhunën ose minojnë sundimin e ligjit do të mbahen përgjegjës.” shkruan ambasadorja Kim.
Rikujtojmë se pak më parë mbështetësit e Berishës kanë hapur selinë e PD-së, dhe se ish kryeministri është drejtuar atje.
/Priza.al/